• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Nisë “beteja” për të parin e Drenicës: Lushtaku – Bekimit, “do ta shohim kush del fitues”

22/04/2021 - 07:52:43
Nisë “beteja” për të parin e Drenicës: Lushtaku – Bekimit, “do ta shohim kush del fitues”

Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, do që ta udhëheqë Skenderajn edhe për një mandat. Sami Lushtaku, i cili nuk i ka punët mirë me Jasharin, thotë se do të shihet në zgjedhje se kush do të dalë fitues.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të garojë edhe për një mandat për kryetar të kësaj komune. Jashari ka theksuar se zgjedhja e tij, është në dorën e qytetarëve, teksa synon fitoren në bastionin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Lexo më shumë

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
129

E nga ky subjekt politik, kundërkandidati i mundshëm i Jasharit mund të jetë kryetari i Degës së PDK-së, në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Ai duke mos e zgjatur shumë komentimin për kandidimin e Jasharit, tha për Express, se secili ka të drejtë që të kandidojë për kryetar.

Për sa i përket fituesit të zgjedhjeve në këtë komunë ai tha se do të shihet në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

“Është e drejtë e secilit me kandidu. Se kush i fiton zgjedhjet me siguri këtë do ta shohim gjatë zgjedhjeve dhe gjatë votimit”, ka deklaruar ai.

Më tutje Lushtaku ka thënë se PDK-ja ende nuk ka vendim se kush do të jetë kandidat për këtë komunë nga kjo parti.

“Nuk e di nëse do të jem. Besoj që Partia Demokratike e Kosovës dhe kryesia e saj do të merr vendim dhe këtë vendim besoj që do të fillojë nga maji. Atëherë do të shohim edhe kandidatët në komuna”, ka thënë ai

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kujtojmë që në zgjedhjet e 2017-ës, asokohe krytari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ishte tërhequr nga gara për t’ia dhënë mundësinë Bekim Jasharit që të zgjidhet kryetar komune.

Dega e PDK-së në krye me Lushtakun kishin vendosur që të mos e kandidojnë askënd dhe t’i japin mbështetje djalit të heroit të kombit, Hamëz Jashari.

Lushtaku pati thënë se nuk do të kandidojë për kryetar, derisa shtoi se do jetë nder për qytetin e Skenderajt që të udhëhiqet nga një anëtar i familjes Jashari.

Por gjatë këtyre katër viteve marrdhëniet mes tyre nuk ishin edhe aq të mira.

Ishte Bekim Jashari, ai i cili gjatë 2020-së pati lëshuar akuza të rënda ndaj Sami Lushtakut, duke thënë se ky i fundit ka qenë larg vatrave të nxehta të luftës, ka blerë vilë në vitin 1998 dhe se falë mbështetjes së familjes Jashari është bërë komandant i UÇK-së. Këtyre deklaratave iu është përgjigjur Lushtaku

Në një prononcim për Gazetën Express, Lushtaku pati deklaruar se ai ka qenë edhe para luftës edhe gjatë luftës në Kosovë dhe se këtë më së miri e dinë qytetarët që i kanë parë çdo ditë.

Sipas Lushtakut, Bekim Jashari po e keqpërdor emrin e familjes Jashari me deklarata të tilla dhe se po bën gabim të madh.

“Paj deklarata sikur të tjera të Bekimit. Unë mendoj që Bekimi duhet me u marrë me mu për faktin se si kryetar i komunës ka dështu komplet dhe tash për me u ba pak ma interesant merret me mu. Unë kam qenë edhe para luftës edhe gjatë luftës në Kosovë dhe këtë më së miri e dinë bashkëqytetarët e mi dhe qytetarët që na kanë parë për çdo ditë. Nuk du për shkak të familjes me dhanë naj koment, sepse ai është duke e keqpërdorur kurorën e familjes Jashari, që mendoj që po bën gabim të madh”, pati thënë Lushtaku

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
Lajme

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
129
Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
21
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
14
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Next Post
Sërish erdhi radha juaj, Z. Kurti! Urdhëroni!

Publicistja: Ma boni “hallall” që ju kam shtyrë të votoi Albin Kurtin

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi