Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.H. për dy vepra penale.
Dyshohet se personi në fjalë ka kryer veprat penale Vrasje në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“I pandehuri B.H. dyshohet se me datë 06.10.2020, rreth orës 18:35 në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, derisa ka qenë duke e drejtuar veturën e tij, e kishte penguar në shiritin qarkullues të dëmtuarin F.S., me ç ‘rast i pandehuri B.H. kishte dal nga vetura me armë në dorë, duke iu afruar veturës së të dëmtuarit F.S. dhe e kishte kërcënuar, ndërsa i dëmtuari H.G. duke kaluar atypari kishte ndërhyrë për ta larguar të pandehurin në këtë rast dhe në atë moment i pandehuri F.S. ia kishte drejtuar armën të dëmtuarit dhe kishte gjuajtur tre herë në të dëmtuarin, më ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore”.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Prishtinë 18 prill 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.H. për shkak të dyshimit te bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.H. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 par.1 nën paragrafi. 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.
Gjykata ka konstatuar se masat tjera janë të pa mjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tij duke marr parasysh se ai përveç që ka ikur nga vendi i ngjarjes në datën kur ka ndodhur rasti, i njëjti nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesave të policisë dhe vazhdimisht përkundër përpjekjeve të policisë, ai ka qëndruar në arrati, deri kur është arrestuar nga ana e policisë më datë 16.04.2021, andaj po të lihej në liri ekziston rreziku se do të ikte dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës penale.
I pandehuri B.H. dyshohet se me datë 06.10.2020, rreth orës 18:35 në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, derisa ka qenë duke e drejtuar veturën e tij, e kishte penguar në shiritin qarkullues të dëmtuarin F.S., me ç ‘rast i pandehuri B.H. kishte dal nga vetura me armë në dorë, duke iu afruar veturës së të dëmtuarit F.S. dhe e kishte kërcënuar, ndërsa i dëmtuari H.G. duke kaluar atypari kishte ndërhyrë për ta larguar të pandehurin në këtë rast dhe në atë moment i pandehuri F.S. ia kishte drejtuar armën të dëmtuarit dhe kishte gjuajtur tre herë në të dëmtuarin, më ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Kundër këtij aktvendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.