Presidenti serb, Aleksandër Vucic deklaroi sot se do të shkojë në Bruksel dy herë dhe ai pret dialog konstruktiv si dhe vazhdimin e dialogut me Kosovën në maj ose qershor, shkruan Gazeta Metro.
Ai këto deklaratë i ka bërë në përgjigjet e tij ndaj gazetarëve nëse pret ose jo presione të reja dhe se me kë do të bisedojë në Bruksel.
Vuçiq tha se gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, ai do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë – Borell, Von der Layen, Varhelei dhe Lajcak, shkruan Tanjug.
Vuçiq ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa mediume sllovene, ku bëhet fjale për ri-definim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiq.