Aktori Çun Lajçi ditë më parë me anë të postimeve në rrjete sociale, njoftoi se është infektuar me COVID-19.
Gjatë këtyre ditëve, ai ka folur lidhur me gjendjen shëndetësore, ndërsa më në fund e mundi koronavirusin.
Përmes postimit të fundit, aktori zgjodhi që përmes vargjeve të njoftojë se COVID-19 nuk gjendet më në turpin e tij.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ÇUNIT, PA NDËRHYRJE:
“Jo s’po del se s’po t’lëshoj!
“Kjo ruga perdridhet si gjarpër i zi për ku po vrapon gjeneral Moisi?”
Kjo poezi e Kadaresë mu kujtua para se t’i hap sytë sot dhe u kacafyta si grethi me bletën, me Covidin e trupit tim!
Erdhe si hije e zezë dhe u fute gabzherrit tim. U shtrine mushknive t’mia si shallvareve t’Ali Pashës e vija-vija m’i bane.
Ku je nisë tash? Kujt ia ke mësy?
E sheh se asht zbardhë platoja e Kurrizit me borën e vonë t’hamsinit? Kujt po don me ia nxi shpirtin e xhepin tash?
Jo s’po del, pa mi pagua ilaçet cent për cent. Pa ma kthye pensionin e tetë muj ditëve, s’del prej gabzherrit tim, se erdhe me ma marrë shpirtin e nji muej luftove me mushknitë e mia!
Rri aty përfundi gabzherrit virus i qelbun që e qelbe dynjanë, se s’del pa ta shtypë t’zezën tande.
Ke hi n’mushknitë e malësorit e t’ka dalë kapuç me mangë tamli i bardhokave, maza e koritave, borinicat e drethet e tamli me borë!
Rri me artistin e lueje ti vdekjen unë jetën, se populli duhet mu argëtua me diçka n’ditët e karantinimit!
T’kujtohet sa artistat i bane dhé?
I thashë këtij far mut Covidit sot kur e pashë se po binte borë e ai po mundohej me ikë prej trupit tim!
Si duket ishte mërzitë me mushknitë e mia e s’kishte çka hante, se ato kishin nisë me hangër ate!
E kishte kapë zavali me dalë prej zgurit tim e kur erdhi të arra e fytit, ia ngjita vetit për gabzherrit!
Prit njiherë prit, se nuk shkon pa m’kallxua, sa shpirta i more para se me hi n’gjoksin tim?
Ishin vajza? Djem a pleq si unë?
Mos ishte miku im Lurani?
MoZot t’keshë qenë n’shpirtin gazmor t’Cimës se me thojtë e mi t’baj stërkalë!?
Po flisja me gabzherrin tim që sot heret n’mengjes e kisha kapë tue shtrengua me thoj, kur e mora vesh se virusi po dilte nga jeta ime!
Thashë, s’po e lëshoj pa dalë n’teracë e me bertetitë: O rujuni se doli nga unë ky mut Covidi e asht turrë si i çmendun Platosë së Kurrizit.
Por ishte tue ra borë e mu mërdhinënë kokërrat. Qesha e thashë: Edhe ti paske mu ngri more virus zeza dhe hina nën jorgan mu nxe!
U mërzita pak, se tash s’muj me iu thanë: O ikni, ikni se po vjen Çuni me Covid!
A dini pse? Se dje dola me ecë kah Katedralja. Por mu nxu fryma dhe u t’fillova me hi të njeni n’dugajë me pushua. Kur m’pa, e kapi karrikën e bërtiti: Rri përjashta rri, mos hi mbrenda, se po ta bi karrikën !
M’erdhi randë shumë. Se kështu kam pa tue iu thanë këtyne t’çmendunve e lypsarve!
I thashë as mos ma bje karrikën as s’po ta la covidin. E mbys e s’ta la n’dugajë dhe e kapa gabzherrin prap me thoj e si breshka shkova n’furrikun tim!
P.S
Jo, s’kam Covid ma, duel dje, se s’mujta me mbajt gabzherrin se mu nxu fryma!
Dardani, 07.04.2021″.