Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, bashkë me ministrin në Detyrë të arsimit Shyqiri Bytyqi, në ditën e parë të vitit të ri akademik, kanë vizituar Qendrën e Studentëve, konviktet e qëndrimit dhe qendrën e ushqimit.
Me këtë rast ata e kanë shfrytëzuar rastin të drekojnë së bashku me disa studentë.
“Shfrytëzojmë rastin t’u urojmë studentëve një vit të mbarë gjithashtu me kryeministrin e pamë edhe mensën për të parë jo vetëm akomodimin po edhe që studentët të kenë një ushqim të shëndetshëm”, ka thënë Bytyqi.
“Urime edhe një herë studentëve. U urojmë një vit të mbarë”.