• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Thaçi: Deputeti që ndërron grupin parlamentar duhet të dorëzojë mandatin te partia

05/04/2021 - 19:04:07
Thaçi: Deputeti që ndërron grupin parlamentar duhet të dorëzojë mandatin te partia

Ish-zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë Kurti, tani analist politik, Jusuf Thaçi, vlerëson se kalimi i një deputeti nga një grup parlamentar në tjetrin është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Thaçit, deputeti që nuk pajtohet me partinë e tij dhe që pretendon se është parimor, do të duhej të dorëzonte mandatin te partia që ka fituar mandatin e qytetarëve.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
180
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

“Cilido deputet që e ndërron grupin parlamentar dhe pretendon se është parimor, dinjitoz e me integritet, ai duhet që ta dorëzojë mandatin e deputetit, në mënyrë që ai mandat t’i kthehet partisë/grupit parlamentar që e ka fituar atë mandat nga qytetarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Në të kundërtën, ai thotë se kalimi i deputetit në një grup tjetër parlamentar është qartësisht tjetërsim i vullnetit të qytetarëve, rrjedhimisht vjedhje e një mandati të deputetit nga partia që mbetet pa një mandat të deputetit, të cilin e ka fituar nga qytetarët.

Shkrimi i Thaçit në Facebook:

Ndërrimi i grupit parlamentar nga deputeti është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve

Mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës fitohet vetëm përmes votës së qytetarëve. Kandidatët për deputetë garojnë në kuadër të një partie politike, me emër, ideologji, qëndrime, pikëpamje, ide e projekte të caktuara, si dhe e cila ka mospërputhje, mospajtime e kundërshti me subjektet tjera politike. Kur votohet, qytetarët votojnë për partinë dhe kandidatët për deputetë të asaj partie duke i pasur parasysh këto elemente të sipër-përmendura. Bazuar në vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje, secila parti politike i merr mandatet e deputetëve të fituara nga vota e qytetarëve.

Prandaj, cilido deputet që e ndërron grupin parlamentar dhe pretendon se është parimor, dinjitoz e me integritet, ai duhet që ta dorëzojë mandatin e deputetit, në mënyrë që ai mandat t’i kthehet partisë/grupit parlamentar që e ka fituar atë mandat nga qytetarët. Në të kundërtën, kalimi i deputetit në një grup tjetër parlamentar është qartësisht tjetërsim i vullnetit të qytetarëve, rrjedhimisht vjedhje e një mandati të deputetit nga partia që mbetet pa një mandat të deputetit, të cilin e ka fituar nga qytetarët.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në rastin më të mirë, nëse vërtet një deputet ka mospajtime parimore me grupin e vet parlamentar, do të mund të justifikohej largimi nga grupi i vet parlamentar dhe qëndrimi si deputet i pavarur, por assesi nuk mund të justifikohet kalimi në një grup tjetër parlamentar.

P.S:

Të njëjtin qëndrim publik e kam mbajtur edhe në rastet tjera të kalimit të deputetëve nga një grup parlamentar në tjetrin.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
180
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Erdogan telefonon Osmanin, ia uron postin e presidentes, nuk e përmend Ambasadën në Jerusalem

Erdogan telefonon Osmanin, ia uron postin e presidentes, nuk e përmend Ambasadën në Jerusalem

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi