Gazetarja kosovare dhe ish-gruaja e Ardian Kastratit, Laura Kryeziu, ka reaguar kundër shkrimi të fundit të Kastratit.
Ajo përmes një statusi në Facebook, ka thënë se gratë e tilla do e kthjellin këtë vend,
“O ti deputeti PDKse Ardian Kastrati (qe e paske emrin , e mbiemrin e njejte me te ish burrit tim), nisja mesohu ti, e shume te tjere qe PO na qito Grate e trasha me barke si kade, kembe si magje, ftyra te fryme kemi me ju pru ne veti, e KURR nuk kemi me hesht, e besa dhe kemi me ndryshu kete vend per te mire, e ju veç keni me na kqyr e me u lepi me na i kafshu keto faqe si pogaçe qe i kemi ? e qe ju bark medhenjet jeni çdo here te uritur, por pjese nga ajo kade, e magje per ju s’do te kete!” tha gazetarja.
Ajo gjithashtu ka postuar disa foto me mbishkrimin: Enkas per depOtetin Ardian, disa foto me fytyre te fryme, te realizuara nga duar te trasha.