Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njoftohet se dje në Fushë-Kosovë ka ndodhur një konflikt në familje.
I dyshuari mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht viktimën, po ashtu, mashkull K/Shqiptar, duke ia thyer xhamin e veturës.
Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.