Problemet në gjigantin metalurgjik s’kanë të ndalur, e këto ditë është zbuluar edhe një skandal që kishte ndodhur kohën e fundit.
Dyshohet se ekziston një skemë e vjedhjes së koncentratit e xeheve përmes një peshoreje që maste më pak, shkruan “Jepi zë”.
Sipas burimeve mirë të informuara në Minierë, ekziston dyshimi se skandali peshon mbi 13 mijë euro në muaj.
Sipas tyre, keqpërdorimet përfshijnë rrjet të gjerë dhe kjo ka bërë që të dëmtohet kompania me mijëra euro shkaku i peshores.
Siç po raporton edhe KALLXO, peshorja ka matur mbi 300kg më pak në çdo kamion që bartte koncentrat, rrjedhimisht 500 dollarë humbje në çdo kamion.
Ndryshe, gjendja në “Trepçë”, siç ka raportuar “Jepi zë” disa herë, vazhdon të jetë kaotike ku nuk sigurohen as pagat për punëtorët














