• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Ministria belge e Drejtësisë konfirmon se Pjetër Shala do të ekstradohet në Hagë

24/03/2021 - 21:20:03
Ministria belge e Drejtësisë konfirmon se Pjetër Shala do të ekstradohet në Hagë

Më 16 mars të këtij viti, Pjetër Shala, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar nga autoritetet e Belgjikës me kërkesën e Gjykatës Speciale. Kjo e fundit, ka njoftuar se Shalës, që gjatë kohës së luftës njihej me nofkën “Ujku”, i ka ngritur aktakuzë për krime lufte.

Por ndonëse kanë kaluar më shumë se një javë që nga arrestimi i tij, Pjetër Shala po vazhdon të mbahet në Belgjikë, ku edhe jetonte para arrestimit, në pritje të ekstradimit për në Hagë.

Lexo më shumë

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
2
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
32

Megjithëse ende nuk dihet se kur Shala do të ekstradohet për t’u përballur me gjykimin në Speciale, Ministria e Drejtësisë së Belgjikës ka konfirmuar të mërkurën për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ se procedura për dorëzimin e tij në duart e autoriteteve të Hagës ka nisur dhe janë duke vazhduar.

Në përgjigjen e tyre, thuhet se arrestimi dhe transferimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së bazohet në ligjin belg për bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“Arrestimi dhe transferimi i Pjetër Shalës bazohet në Ligjin Belg të vitit 2004 mbi bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Tribunalet Penale Ndërkombëtare dhe jo në legjislacionin e zakonshëm për arrest dhe ekstradim”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë belge të Drejtësisë për Reporteri.net.
utje, kjo ministri thekson se procedurat e ekstradimit të Shalës në Hagë janë duke vazhduar, por pa dhënë ndonjë datë se kur ish-komandanti i UÇK-së do të dorëzohet në duart e Speciales.

“Nenet 86 dhe 87 janë të aplikueshme ndaj arrestimit dhe transferimit të personave, pavarësisht nacionalitetit të tyre. Procedurat janë duke vazhduar”, thuhet në përgjigjen, për Reporteri.net, të zëdhënëses së Ministrisë belge të Drejtësisë, Christine-Laura Kouassi.

Këtë çështje, përkundër interesimit të Gazetës Online , nuk e kanë komentuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Në aktualisht nuk jemi në gjendje të japim ndonjë informatë shtesë nga ajo që është publikuar në komunikatën për shtyp më 16 mars 2021”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale,

Në komunikatën e përmendur nga Specialja thuhet se Pjetër Shala është arrestuar në Belgjikë, në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sipas Speciales Shala do të mbahet në shtetin belg në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së.

“Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë”, thuhej në kumtesë.

“Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, ka theksuar Specialja në njoftim, duke shtuar se “së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme”.

Për këtë arrestim kishte reaguar edhe OVL e UÇK-së duke thënë se secili ish-ushtar është cak i Gjykatës Speciale.

Pjetër Shala, i njohur si “Ujku”, gjatë kohës së luftës ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.

Në shkurt të 2019, ai ishte intervistuar nga hetuesit e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në cilësinë e të dyshuarit.

Me banim në Belgjikë, Shala kishte thënë se gjatë intervistimit nuk ka pasur avokat pasi nuk ka kushte për të pasur një avokat mbrojtës. /Reporteri.net/.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
Lajme

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
2
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
Bota

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
32
Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
Lajme

Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë

May 13, 2025
45
VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm
Lajme

VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm

May 13, 2025
3
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

May 13, 2025
0
Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin
Lajme

Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

May 13, 2025
9
Next Post
Shënon edhe Halimi, Kosova po i jep shkollë Lituanisë

Shënon edhe Halimi, Kosova po i jep shkollë Lituanisë

Më të fundit

  • Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
  • Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
  • Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi