Arjan Sela mësohet të jetë roja 30-vjeçar që prej disa orësh ka vënë në merak familjarët pas zënies në kurth nga flakët në magazinën e qendrës tregtare në Tiranë.
Prej orës 4 të pasdites ka rënë zjarr në magazinën e qendrës në zonën e ish-doganës në Tiranë.
Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshek. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare.
Xhaxhai i 30-vjeçarit, rojes që ka mbetur brenda në magazinën që po digjet u shpreh se nuk ka informacion për nipin e tij.
Ai tha se nipi i tij ka shpëtuar punonjësit e tjerë dhe vetë ka ngelur brenda, si dhe shtoi se nëse nuk veprohet nga forcat zjarrfikës, ai do të futet vetë në magazinë.














