Autoritetet kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Adrian Kacmoli, 41 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.