Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka konsideruar se arsyeja pse Haki Abazi iu është bashkuar partisë së Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje është “për inati të të tjerëve”.
“Unë besoj që atë që kemi fol në këtë studio gjatë zgjedhjeve, lloji i pushtetit që prodhon VV, ka njerëz të dobishëm e jo rëndësishëm. Ka instrumente, në momentin që s’është instrument ai nuk ekziston. Tani atë që i ka ndodh rastit në fjalë, do i ndodh edhe të tjerëve. Ky është vetëm paralajmërim për secilin njeri i cili nuk është gati me e pasë fatin e njëjtë, duhet me e mendu këtë punë”, është deklaruar ai në Pressing.
“Haki Abazi ka qenë një interesgji i paskrupullt që prej fillimi. Të dytë kur janë bërë bashkë, janë bërë për inati të të tjerëve”, ka shtuar tutje Molliqaj.