• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Prokuroria i kundërpërgjigjet Aliut: Pretendimet se nuk është pajisur me aktakuzë, nuk qëndrojnë

23/03/2021 - 22:18:04
Prokuroria i kundërpërgjigjet Aliut: Pretendimet se nuk është pajisur me aktakuzë, nuk qëndrojnë
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Gjatë ditës së sotme u raportua se ministri i sapo zgjedhur në krye të Infrastrukturës, Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, kishte aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ishte Drejtor në Komunën e Prishtinës, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas kësaj reagoi vetë Liburn Aliu i cili deklaroi se një aktakuzë të tillë nuk e ka pranuar asnjëherë.

Lexo më shumë

Paralajmërohen protesta kundër Speciales e cila po i presekuton krerët e UÇK-së

Paralajmërohen protesta kundër Speciales e cila po i presekuton krerët e UÇK-së

June 10, 2025
26
Ekskluzive: U kap sot nga shteti anëtari i familjes ‘Capat’ për konfliktin me Sekiraqët ku u vra Premtim Gashi

Ekskluzive: U kap sot nga shteti anëtari i familjes ‘Capat’ për konfliktin me Sekiraqët ku u vra Premtim Gashi

June 10, 2025
111

Por sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, një gjë e tillë është e pavërtetë dhe se këto pretendime nga Aliu nuk qëndrojnë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23.04.2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj personave me inicialet: L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, me datë 17.04.2019, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimit, me ç’ rast i ka zhvilluar të gjitha hetimet lidhur me këtë rast, ka dëgjuar të gjithë të pandehurit veç e veç, (me datë 05.08.2019 është dëgjuar i pandehuri L.A) dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara më 24.07.2020, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së. Të njëjtën aktakuzë e ka proceduar në gjykatën kompetente për procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gjithashtu u theksua se në momentin kur aktakuza dërgohet në gjykatë, e njëjta obligohet t’i pajisë palët në procedurë me aktakuzë.

“Pretendimet se i pandehuri L.A, nuk është pajisur me Aktakuzë nga ana e Prokurorisë, nuk qëndrojnë, sepse nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën. Gjithashtu, gjykatës i dërgohet edhe lënda komplete e hetimit nga prokurori i shtetit, nga neni 242, paragrafi 1 i KPP-së. Në momentin kur aktakuza dërgohet në gjykatë, e njëjta obligohet t’i pajisë palët në procedurë me aktakuzë. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep kopjen e aktakuzës të pandehurit apo të pandehurve, nëse ata nuk i kanë pranuar këto kopje të aktakuzës më parë, neni 245, paragrafi 2 i KPP-së, çka d.m.th. se me Aktakuzë palët i pajisë Gjykata kompetente”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Paralajmërohen protesta kundër Speciales e cila po i presekuton krerët e UÇK-së
Lajme

Paralajmërohen protesta kundër Speciales e cila po i presekuton krerët e UÇK-së

June 10, 2025
26
Ekskluzive: U kap sot nga shteti anëtari i familjes ‘Capat’ për konfliktin me Sekiraqët ku u vra Premtim Gashi
Lajme

Ekskluzive: U kap sot nga shteti anëtari i familjes ‘Capat’ për konfliktin me Sekiraqët ku u vra Premtim Gashi

June 10, 2025
111
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Gjendet e vdekur një 62-vjeçare në Gurakoc të Istogut

June 10, 2025
17
Pas 29 dështimeve Osani merr masa për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Pas 29 dështimeve Osani merr masa për konstituimin e Kuvendit

June 10, 2025
123
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Pesë të vdekurë nga të shtënat me armë në këtë shkollë

June 10, 2025
65
Haradinaj për masakrën e Tusuzit: Kosova ka paguar çmim të lartë për liri
Lajme

Ramush Haradinaj me porosi për pjesëtarët e UÇK-së: Mos e bëni këtë veprim nëpër Serbi

June 10, 2025
19
Next Post
Kllokoqi, Kurtit: Shpresojmë që lajmet mos t’i marrim vesh përmes mediave, por ashtu siç na keni premtuar

Kllokoqi, Kurtit: Shpresojmë që lajmet mos t’i marrim vesh përmes mediave, por ashtu siç na keni premtuar

Më të fundit

  • Paralajmërohen protesta kundër Speciales e cila po i presekuton krerët e UÇK-së
  • Ekskluzive: U kap sot nga shteti anëtari i familjes ‘Capat’ për konfliktin me Sekiraqët ku u vra Premtim Gashi
  • Gjendet e vdekur një 62-vjeçare në Gurakoc të Istogut
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi