Rohde përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar uruar fituesin e këtyre zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Mirë që rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar. Urime për ekipit Vetevendosje për fitoren historike me më shumë se 50% të votive”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Tutje në urimin e tij Rohde ka thënë se ky rezultat duhet të çojë vendin sa më shpejt në formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit.
“Ky rezultat i qartë duhet të çojë në formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e një presidenti dhe veprime po aq vendimtare për shumë përparësi urgjente të Kosovës”, ka përfunduar ambasadori Rohde.