• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rrëfimi i të infektuarit të parë me COVID-19 në Kosovë

13/03/2021 - 09:40:54
Rrëfimi i të infektuarit të parë me COVID-19 në Kosovë

Para një viti, Mëhill Martini nga Stublla e Vitisë, ishte personi më i përfolur në Kosovë. 77-vjeçari ishte personi i parë i infektuar me koronavirus në vend. Ai kishte rrëfyer për sfidat të cilat i ka kaluar si dhe si e ka përjetuar ndjenjën e të qenit personi i parë i infektuar me koronavirus në Kosovë.

Më 13 mars të vitit të kaluar, u konfirmuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë. Personi i parë që u infektua me koronavirus, ishte një i moshuar nga fshati Stubëll i Vitisë.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
180
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Bëhet fjalë për Mëhill Martinin, i cili kishte ardhur nga Italia në Kosovë, tetë ditë para se të konfirmohej si i infektuar.

Në një rrëfim për media, 77-vjeçari ka treguar për sfidat të cilat i ka kaluar si dhe si e ka përjetuar ndjenjën e të qenit personi i parë i infektuar me koronavirus në Kosovë.

“Unë kam qenë në Itali, kam qëndru atje për disa muaj. E kam familjen atje. Po ashtu i kryej edhe disa kontrolle mjekësore në Itali. Unë me 5 mars jom kthy në Kosovë. Këtu asgjë s’ka pasë. Më mori malli për djalin, nipat e mbesat. Unë kur jam infektu nuk e kam ditë se çfarë virusi kam marrë. Në frymëmarrje kisha problem, me gjoks, krytë, fyti e të gjitha. Tash jam mirë”, kishte thënë për 77-vjeçari.

Ai kishte treguar për procedurat të cilat i kishte ndjekur pas paraqitjes së simptomave të para të koronavirusit.

“Me datë 12 mars jam shtri në spital, me datë 13 më është konfirmu testi. Kisha mundim. Koka më dhimbte shumë, gjoksi. Kisha vështirësi në frymëmarrje, isha i lodhur. Pas meje u infektua edhe gruaja, po ajo e ka kaluar më lehtë. Tash edhe ajo është mirë me shëndet”, shpjegonte tutje personi i parë i infektuar me COVID në Kosovë.

I moshuari kishte folur edhe për trajtimin që ia kishte bërë stafi shëndetësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Në QKUK neve na kanë pritë shumë mirë. Shërimi i mjekëve ndaj nesh ka qenë shumë korrekt. Maskë vnutë nuk kam pasë, kur pata ardhë. Kur unë kam ardhë në Kosovë as në Itali nuk ka pasë raste. Për virusin nuk kisha dëgju asnjëherë më parë”, kishte thënë Martini.

Ndryshe, nga konfirmimi i rasteve të e deri tash, janë infektuar 76 mijë e 110 persona me këtë virus dhe janë regjistruar 1 mijë e 688 raste të vdekjes.

“Numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530”, ka njoftuar IKSHP’ja në raportin e fundit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
180
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Krasniqi tregon a duhet të zgjedhet së pari presidenti apo qeveria

Krasniqi tregon a duhet të zgjedhet së pari presidenti apo qeveria

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi