Rastet e vjedhjeve të rënda në objektet fetare nëpër qytete të ndryshme në Kosovë po rriten,
Burimet e Sinjalit njoftojnë se një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në Gjilan, ku cak i hajdutëve ishte një xhami në rrugën “Adem Jashari”.
Imami i xhamisë ku u krye vjedhja e ka raportuar rastin në Polici dhe ka deklaruar se persona të panjohur kanë hapur me forcë kasafortën metalike, ku kanë vjedhur 60 euro.
Këto para ishin të destinuara për ndihma për personat në nevojë.