Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, janë 10 mijë e 91 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtyre të dhënave, prej marsit të vitit të kaluar e deri sot, nga koronavirusi kanë vdekur 1 mijë e 674 persona.
Numri total i rasteve pozitive deri sot është 74 mijë e 748 raste nga 341 mijë e 443 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 është 62 mijë e 983.