• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kjo është Tyrbia 600 vjet e vjetër pak metra larg Prishtinës

11/08/2019 - 13:01:35
Kjo është Tyrbia 600 vjet e vjetër pak metra larg Prishtinës

E lashtë, por kohës i qëndron e fortë. Përfaqëson histori që sot kujtohet, e lartësohet përmes kësaj fortifikate. Është kjo Tyrbja e Sulltan Muratit, e ngritur në fshatin Mazgit të Obiliqit, jo larg kryeqytetit. Ky objekt ruan detaje të ndodhive qindra vjeçare të vjetra.

Është objekti i parë osman në Kosovë. Por ngritja e tij lidhet ngushtë me një ngjarje të kohës.

Lexo më shumë

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
8
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10

E ndërtuar në shekullin XlV-të, Bajaziti, djali i Sulltan Muratit ia dhuroi këtë tyrbe në shenjë të babait të tij sulltan, që u vra në Betejën e Kosovës.

Në një hajat të vogël, tash e 600 vjet ekziston një varr, ku thuhet se mbahen organe të Sulltan Muratit, pasi trupi i tij është varrosur në Bursa të Turqisë.

E shumë të tjerë thonë se kjo tyrbe u ndërtua mbi shenjat e gjakut të Sulltan Muratit.

Muhamer Hasani, cicëron në Tyrbe tregon detaje.

Ndonëse periudhë e gjatë, ky objekt u restaurua disa herë.

Me vizitën e Evlija Celebiut, që në fakt në atë kohë edhe u bë restaurimi i parë i kësaj Tyrbeje, solli ndërtimin e mureve të para të jashtme të Tyrbes.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ishin mbjellur edhe qindra fidanë, në mesin e tyre edhe dudi emblematik, 300-400 vjet i vjetër, që ndodhet para hajatit të tyrbes, i cili rezistoi që nga shekulli XVll-të, deri para 30 vitesh, ku në bazë të banorëve të këtij vendi., që nga ndërtimi i TermoElektranës, dudi nuk prodhoi më frute.

Në perimetrin e tyrbes thuhet se ka varreza të tjera të rëndësishme të periudhës osmane. Të varrosur, thuhet të jenë komandanti i Silistres, Rifat Pasha dhe Prefekti i Vilajetit të Kosovës, Hafiz Mehmet Pasha.

Në oborrin ku ndodhet Tyrbja, është një shtëpi e vogël, në të cilën aktualisht jeton Sanija. E cila mision ka përkujdesjen për këtë tyrbe, nga edhe ka marrë mbiemrin Tyrbedari.

Sipas gojëdhënave, kjo tyrbe më parë ka pasur një dimension tjetër. Gjatë Shën Gjergjit, ka qenë e mbipopulluar për shkak të besëtytnive. Ndërkaq, sot, kjo vizitohet më shumë për interes historik.

E gjithë historia e kësaj tyrbeje tashmë ruhet e dokumentuar në një objekt tjetër, në po të njëjtin oborr. Është kjo bujtina e ndërtuar në vitin 1896, ku kalonin netët vizitorët, e që sot është shndërruar në muze.

Brenda këtij objekti tetë-dhomësh, ndodhen fotografi të vitit 1911, me rastin e vizitës së Sulltan Reshatit në Kosovë, për të dëshmuar po ashtu rezistencën shekullore e të ndryshimeve të tyrbes.

Dhoma tjetër është ajo e pritjes me stil klasik. Ku ndodhet sofra me mangella e shilte. E edhe dhoma me epigrafet e hamamgjikun tipik të shekullit të XlX.

Në katin e dytë të muzeut janë të ekspozuar edhe bendi i mehteranëve, i njohur si bendi më i vjetër ushtarak në botë, në historinë e bendeve ushtarake.

Muzika e tyre ka shërbyer si një shifër sekrete dhe presion psikik ndaj kundërshtarëve.

Në kushte të mira atmosferike, muzika e tyre thuhet se është dëgjuar deri në 20 m largësi. E në dhomën e tetë janë ekzemplarët imitime, si topuzi e shpata.

Ky muze i vendosur brenda një oborri me freski të gjetheve të gjelbra të verës, e pamje të bukura, mund të vizitohet shtatë ditë të javës, dhe hyrja është pa pagesë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
8
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10
Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
Lajme

Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

June 2, 2025
7
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Arrestohet një polic dhe dy qytetarë: Polici ishte i suspenduar për një rast tjetër

June 2, 2025
16
Tërmet në Kroaci
Lajme

Tërmet në Malin e Zi

June 2, 2025
5
Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105
Lajme

Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105

June 2, 2025
4
Next Post
Vetura e godet këmbësoren në Fushë-Kosovë

Gjklan:Rryma e mbytë një të ri

Më të fundit

  • Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
  • Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës
  • Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi