“Topi” i AAK’së nuk arrin të bëhet deputet, mbetet jashtë Kuvendit
Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala që në legjislaturën e fundit kaloi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ,ka dështuar të bëhet sërish deputet.
Shala i cili e la Nismën e Fatmir Limajt nuk arriti të fitojë votat e mjaftueshmë për të fituar ulëse në Kuvend me AAK’në e Ramush Haradinajt.
AAK u rendit e katërta në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë vetëm tetë deputetë.
Ndërkaq Haxhi Shala që në listë e AAK’së garoi me numrin 10, mori 5 mijë e 7 vota, të pamjaftueshmë për t’u bërë pjesë e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.
Vota e Haxhi Shalës ishte vota e 61-të dhe vendimtare për qeverinë e Avdullah Hotit, e cila u rrëzua pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që solli shpërbërjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.