Covaxi do të dërgojë në Ballkanin Perëndimor mbi një milionë vaksina, 300 mijë syresh do të shkojnë në Serbi, tha ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, pas një takimi me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç, të enjten në Berlin.
Maas e bëri këtë njoftim në përgjigje të pyetjejes së një gazetari gjerman, se përse Ballkani Përëndimor nuk ndihmohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me vaksina, si një “gjest politik” ndaj rajonit fqinj.
Garë vaksinimi
Maas kujtoi me këtë rast, se po të shiheshin shifrat, as Gjermania e as Evropa nuk ka përse të fshihen. “Nëse duam të matemi me Kinën dhe Rusinë për diplomaci vaksinimi, atëherë nuk do të ishte keq të vërenim se vetëm Pfizer dhe Biontech – një kompani gjermano-amerikane, vetëm këtë vit do të prodhojnë dy miliardë doza.” Maas tha gjithashtu se për këtë vit Covax ka siguruar 3 miliardë doza vaksinash.
Selakoviç: Krenar për politikën e vaksinimit në Serbi
Selakoviç, i cili më parë kishte thënë se ishte krenar për politikën e vaksinimit në Serbi, e jusitifikoi vendimin për të marrë vaksina nga Kina dhe Rusia, me përparësinë që ka vendii tij për shëndetin e qytetarëve të vet, raporton DW.
Sa për vaksinat e Covax-it, Selakoviç tha se e mësoi nga z. Maas se sa vaksina do të merrte vendi i tij, por shtoi se deri tani, me përjashtim të Shqipërisë, asnjë vend në Ballkanin Perëndimor nuk ka marrë vaksina nga Covax-i.