Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, po vazhdon vizitën e saj zyrtare në Zvicër. Sot, Osmani ka njoftuar se është takuar me nënkryetaren e parë të Këshillit Nacional të Zvicrës, Irène Kälin, shkruan Gazeta Sinjali.
Osmani tha se ky ka qenë një takim jashtëzakonisht i këndshëm dhe produktiv.
“Një takim pune jashtëzakonisht i këndshëm e produktiv me Irène Kälin, nënkryetare e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës. Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkombëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë”, shkroi ndër të tjera Osmani në Facebook.
Me Kälin, presidentja në detyrë thotë se ndër të tjera kanë diskutuar për shëndetësinë, barazinë gjinore, transparencën e llogaridhënien.
“Shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikbërje, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë takimit. Faleminderit, znj Kälin, për mikpritjen. Ishte nder e kënaqësi”, përfundoi ajo