Qytetari ka shkruar në grupin Network Prishtina dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e veturës së tij Mercedes-Benz G-Class.
Por Policia e Kosovës, e ka përgënjeshtruar këtë qytetar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net nuk kemi të bëjmë me një vjedhje.
“Informacionet që ka policia flasin që nuk ka të bëj me vjedhje, porse një person i njohur i denoncuesit e ka marrë veturën përderisa ky pretendon se nuk e ka ditur”, tha Borovci.
Ai kishte shkru se vetura ka qenë e parkuar pas restorantit “Rings” që gjendet në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Kosovës.
Madje ai kishte lënë edhe numrat e kontaktit për ata që e kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e veturës.