Për të dytën ditë në Graçanicë është mbajtur protestë në përkrahje për shtatë të arrestuarit për rrahjen e djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, Nikolës.
Protesta u organizua nga rreth 50 të nxënës serbë, kurse një natë më parë, protestë organizuan edhe familjarët e të arrestuarve. Të dy protestat janë mbajtur para stacionit policor në këtë qytet, ka bërë të ditur RadioKIM.
Në protesta u kërkua lirimi i të arrestuarve. Familjarët thanë se bëhet fjalë për një rrahje të zakonshme që ndodh në çdo komunitet, duke hedhur poshtë idenë se ajo është nxitur nga politika.
Të hënën, dhjetëra të rinj serbë rrahën djalin e politikanit Rashiq në oborrin e shkollës në Llapnasellë.














