Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ku është informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkolla.
Ministri në detyrë, Ramë Likaj, theksoi se mbarëvajtja e procesit mësimor është duke u mbikëqyrur në vazhdimësi nga ana e inspektorëve të arsimit, në mënyrë që ky proces të realizohet sipas planit të MASH-it.
Ndër të tjera, është diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar në arsimin parauniversitar të Komunës së Kamenicës, si pasojë e mos vijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave.
Likaj e ka informuar kryeministrin edhe rreth procesit të përmbushjes së obligimeve që ka Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për anëtarësim në ENQA, si dhe situatës së krijuar pas dorëheqjes së tre anëtarëve ndërkombëtarë dhe dy anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC)














