Presidentja e Kroacisë, Kolina Grabar-Kitaroviq, gjatë një bisede me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, thotë se kanë folur për situatën në Bosnjë e Hercegovinë dhe raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se shkëmbimi i territoreve do të ishte një ide shumë e keqe, me të cilën do të hapej kutia e Pandorës në rajonin e ish-Jugosllavisë.
Në komunikatën e lëshuar në ueb-faqen e presidentes kroate, thuhet se biseda me Guterresin ka pasur për qëllim të shpalosen qëndrimet për gjendjen në Evropën juglindore, transmeton Telegrafi.
E sipas kësaj komunikate temat kryesore kanë qenë zhvillimi i situatës në juglindje të Evropës, në veçanti në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Beogradit e Prishtinës.
“Kam përmendur shkëmbimin e territoreve, duke theksuar qartë se do të ishte një ide e keqe që do të hapte kutinë e Pandorës”, ka deklaruar presidentja kroate.