Fillimisht sa i përket respektimit të masave aktuale anti-COVID, 57% e të anketuarve nuk e shohin të nevojshme t’i respektojnë këto masa. Kjo sepse as qeveritarët nuk i respektojnë ato. E po ashtu, 78% e konsiderojnë të padrejtë dënimin e qytetarëve për mosrespektimin e masave kur ato nuk janë respektuar as gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu një pjesë e madhe e të anketuarve (88%) e ndihen të pabarabartë me të tjerët. Kjo sepse sipas tyre ata mund të dënohen për mosrespektimin e masave ndërsa qeveritarët jo.
Veç kësaj, se gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtim të gabuar sa i përket COVID-19 pajtohen 63% e të anketuarve. Kjo është evidente nga numri i madh i rasteve me virus dhe gjobave për mosrespektim të masave. Por pavarësisht kësaj, 57% e kanë konsideruar jo të domosdoshëm rikthimin e masave. Kjo mund të jetë si rezultat i pasojave të mundshme në ekonominë e Kosovës pasi që mbyllja e bizneseve është një masë që 1/4 e të anketuarve nuk do të dëshironin të rikthehej. E për më shumë, 61% e të anketuarve konsiderojnë se qeveria nuk interesohet se si ata do të mbijetojnë në rast se rikthehen masat COVID-19.
Ndërkaq 3 masat më të përzgjedhura që janë konsideruar të pranueshme për t’u rikthyer janë moslejimi i vijimit të aktiviteteve ku ka shumë njerëz p.sh. koncertet, ndeshjet sportive etj. (50%), ndalimi i organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare (47%) dhe karantinimi i komunave me numër të lartë të infektimeve (26%).
Lloji i mostrës: Jo e rastësishme
Mostra sipas gjinisë:
- Femër (35.25%)
- Mashkull (64.75%)
Mostra sipas grupmoshave:
- 16 – 25 vjeç (41.07%)
- 26 – 35 vjeç (31.04%)
- 36 – 45 vjeç (16.41%)
- 46 – 60 vjeç (10.43%)
- 61 + vjeç (1.05%)
Mostra sipas komunave:
- Prishtinë (18.11%)
- Gjilan (8.41%)
- Prizren (8.16%)
- Ferizaj (7.52%)
- Pejë (5.98%)
- Podujevë (5.09%)
- Gjakovë (4.93%)
- Mitrovicë (4.93%)
- Rahovec (4.12%)
- Vushtrri (3.96%)
- Lipjan (3.80%)
- Fushë Kosovë (3.64%)
- Gllogoc (2.83%)
- Malishevë (2.43%)
- Klinë (2.02%)
- Skenderaj (1.70%)
- Istog (1.70%)
- Suharekë (1.54%)
- Viti (1.54%)
- Kamenicë (1.46%)
- Shtime (1.29%)
- Deçan (1.29%)
- Kaçanik (1.21%)
- Obiliq (0.89%)
- Dragash (0.81%)
- Hani i Elezit (0.32%)
- Junik (0.16%)
- Shtërpcë (0.08%)
- Kllokot (0.08%)