Dogana e Kosovës më 20 shtator ka kryer kontroll në një lokacion në rajonin e Prizrenit, të dyshuar për prodhimin e mbathjeve sportive me marka tregtare të falsifikuara.
Gjatë kontrollit është zbuluar një minifabrikë aktive në prodhimin ilegal të mbathjeve sportive të brendeve të njohura botërore.
Lidhur me rastin është iniciuar procedurë penale me ç’rast është ndaluar malli dhe pajisjet që janë përdorur për prodhim të mbathjeve me marka tregtare të falsifikuara si dhe është intervistuar personi i përgjegjës, në cilësinë e të dyshuarit , raporton Telegrafi.
Gjatë këtij kontrolli Dogana ka konfiskuar 2 makina për qepje, 532 palë patika Nike, 51 palë patika Fila, 43 palë patika Adidas, 404 palë supreme Nike, 16 palë Tabana dhe 104 palë shtroja të patikave.