Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Valmir Elezi nga Komisioni Qendror Zgjedhor, tha për Gazetën Sinjali se sipas të dhënave më të fundit janë hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe të refuzuara. Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim:
•7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;
•5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;
•1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;
•2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);
•672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.