Policia e Kosovës dje e ka kapur një person i cili futi në Kosovë mall të padoganuar.
Telegrami mëson prej burimeve se i njëjti u kap në fshatin Rakosh të Istogut.
Gjatë patrullimit, Policia ka ndaluar një automjet dhe brenda ishte një i dyshuar, i cili në automjet kishte shampon për larjen e veturave në vlerë rreth 15.000 euro dhe i njëjti i është shmangur obligimeve doganore.
Me këtë rast, siç mëson Telegrami Sot , po merren edhe zyrtarët e ATK-së.