62 vjeçarja, Tina Eyre, u gjet në një pellg gjaku në plevicën e shtëpisë së saj në fshatin verior të Veliko Tarnovo.
Ish-sekretarja ligjore nga Gloucester, nuk ishte parë prej ditësh nga fqinjët e saj dhe nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të postës lokale të telefonit.
Kjo e fundit kishte njoftuar më tej kryebashkiakun që kishte njoftuar dy britanikë të tjerë të vendosur atje, për të kontrolluar.
Kur ata erdhën në shtëpinë e Tinas, aty gjetën të dashurin e saj, një 26-vjecar bulgar me origjinë rome, që po gërrmonte një gropë në kopsht.
Kur ata e pyetën çfarë po bënte ai u përgjigj se pronarja i kishte kërkuar të kujdesej për qentë e saj, por kur ata nisën të dyshonin, i riu u largua nga kopshti i fqinjëve.
Trupi i Tinas u gjet pas kontrollit të mëpasshëm në shtëpi, dhe besohet se është vrarë me të njëjtën lopatë me të cilën burri po gërmonte në kopësht.
Ndërsa policia tha se burri në kopsht besohet se po gërrmonte gropën e varrit të viktimës.
Një nga britanikët që shkuan për të kontrolluar në shtëpinë e saj, arriti të merrte një foto të të dyshuarit dhe ia dha policisë. I dashuri i viktimës më vonë u arrestua kur u gjet në shtëpinë e një burri të përshkruar si “i vjetër e i vetmuar”.
Ai ka pranuar tashmë vrasjen, dhe mediat lokale thonin se motivi i aktit ishte “xhelozia”.
Kryebashkiaku vendas Hristo Hristov, që kishte bashkëpunuar me policinë në kapjen e të dyshuarit, tha: “Ishte e qartë se ai ndodhej ende në fshat, po nuk do të kishte kaluar nga rruga kryesore sepse ishte e mbushur me punëtorë. Kështu që menduam të kontrollonin te ‘Gjysh Xhorxhi’, për të cilin ne besonim se e njihte këtë person person. Petar, inspektori i vjetër i zonës, e kuptoi shpejt që Gjysh Xhorxhi nuk ishte vetëm.’
Hristov tha se inspektori e kishte arrestuar të dyshuarin në shtëpinë e të moshuarit.
Tina jetonte e vetme në këtë fshat prej katër vjetësh pasi ishte vendosur aty nga Anglia. Ajo kishte disa qen dhe një fermë të vogël derrash, dhe gjithashtu jepte mësimë pikture për vendasit.
Ajo kishte punuar prej 17 vjetësh për kompaninë ligjore britanike Clifford Chance, ndërsa kohët e fundit ëshkruante në llogarinë e saj në rrejtin social LinkedIn: “Duke shijuar jetën, duke bërë çfarë të dua kur dua ta bëj, ose duke mos bërë asgjë fare”.