Rinumërimi i 500 vendvotimeve planifikohet që të përfundoj deri të premten.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për IndeksOnline se ky insitutcion tanimë ka rritur edhe kapacitetet e tavolinave të numërimit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar kapacitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Nga 28 tavolina numërimi tani janë 40. Kjo është bërë me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve panifikojmë ta përfundojmë deri të premten”, ka thënë Elezi.
Ndryshe, Germin ka bërë të ditur se deri mbrëmë në ora 19:00 janë refuzuar 12.566 votues nga diaspora