Kriptovaluta Bitcoin ka gjetur përdorim edhe te qytetarët e Kosovës. Në shumë vende pagesat mund të kryhen me këtë kriptovalutë.
Ndonëse “monedha virtuale”, hajnat kanë gjetur një mënyrë për vjedhjen e tyre.
Në rrugën “Osllobogjenja” në Mitrovicë të Veriut, dje rreth orës 05:00 të mëngjesit janë vjedhur 8 aparate bitcoin.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, pronari i tyre ka raportuar se vlera e aparateve është mbi 10 mijë euro.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga tre të dyshuar të pa njohur i janë vjedhur 8 aparate bitcoi me vlerë mbi 10.000 (dhjetë mijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.