Komandanti i Gardës Kombëtare (GK) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralbrigade Xhevahir Geci, ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të pjesëtarët e Kompanisë së Kërkimshpëtimit.
Kjo medalje u dha nga ushtruesja e detyrës e presidentes Vjosa Osmani me rastin e trembëdhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi gjeneral Geci ka përgëzuar pjesëtarët e Kompanisë së Kërkimshpëtimit për gatishmërinë, kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë realizimit të detyrave dhe operacioneve të ndryshme
.














