Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, sipas tij, ka abuzuar me sulmin ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.
“Incidenti i djeshëm, lufta e organizuar midis dy grupeve të të rinjve, në të cilën u plagosën disa të rinj, përfshirë djalin e Nenad Rashiqit, është rezultat i konflikteve personale mes këtyre të rinjve, të cilat kanë zgjatur për disa ditë, dhe nuk ka të bëjë me aktivitetet politike të babait të tij”.
Rakiq ka thënë se kjo është një e vërtetë që është e njohur për të gjithë në Graçanicë, përfshirë Rashiqin dhe Rada Trajkoviqin.
“Kjo është një e vërtetë që është e njohur për të gjithë në Graçanicë, përfshirë Rashiqin dhe Rada Trajkoviqin, por ata edhe një herë treguan çnjerëzimin e tyre dhe në marrëveshje me mentorin e tyre Albin Kurti abuzuan me këtë incident dhe u përpoqën të trondisnin harmoninë e popullit tonë me gënjeshtra dhe duke e portretizuar këtë incident si politik”, tha ai.














