Në zonat e banuara me shumicë serbe janë regjistruar 78 raste të reja të infektimit me COVID-19, kurse 26 persona kanë dalur nga izolimi,
Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Krizave i veriut të Mitrovicës, ndërsa aktualisht janë 416 raste aktive me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë një total prej 14,664 njerëz janë testuar, nga të cilët 4,196 njerëz janë konfirmuar të kenë virusin korona, raporton Radio Kontakt Plus.
Deri më tani, 107 njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në zonat e banuara me shumicë serbe.