Një burrë që pritej të bëhej baba ka vdekur nga shpërthimi i pajisjes që po e krijonte për të kuptuar gjinisë e foshnjës.
Christopher Pekny, 28 vjeçar, ishte duke e montuar pajisjen në qytetin Liberty, kur ajo shpërtheu pak para mesditës të së dielës.
Policia tha se shpërthimi vrau 28-vjeçarin dhe plagosi vëllain e tij, Michael Pekny, 27 vjeç, i cili u dërgua për trajtim mjekësor në spital.
Eventet për zbulimin e gjinisë janë festime në të cilat kuptohet nëse prindërit në pritje do të kenë një vajzë apo një djalë, BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia nuk ka specifikuar se cila ishte pajisja që shkaktoi shpërthimin e së dielës. Departamenti i policisë së shtetit të New York-ut dhe njësia e tij e asgjësimit të bombave po hetojnë incidentin.
Një zëdhënës i policisë së shtetit i tha New York Times se pajisja përbëhej nga një lloj tubi, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Duke folur për gazetën, vëllai më i madh i viktimës, Peter Pekny Jr, përshkroi atë që ndodhi. Ai tha se nuk e dinte se çfarë e kishte nisur shpërthimin.
Ky nuk është rasti i parë tragjik që ndodh në ndejat e këtilla. Një burrë në Michigan vdiq këtë muaj pasi u godit nga copëzat e një pajisjeje shpërthyese gjatë një ndeje për lindjen e foshnjës.
Dy raste të tjera të këtyre ndejave besohet se shkaktuan zjarre masive në natyrë në Kaliforni në shtator të vitit 2020 dhe në Arizona më 2017.
Nga zjarri “El Dorado” në Kaliforni u dogjën më shumë se 7 mijë e 600 hektarë tokë, u shkatërruan shtëpi dhe qindra persona u detyruan të evakuohen.