Ministri i Arsimit në detyrë dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi ka vizituar sot shkollën fillore “Gjon Serreqi” në Ferizaj.
Në këtë shkollë ministri ka thënë se ka ardhë pasi ka marrë ankesa nga prindërit për kushtet.
“Sot në Ferizaj kam vizituar shkollën, kam ardhë së bashku me ekipin për disa shqetëime për të parë nga afër sepse ka ankesa nga prindërit”.
“Është shkollë që ka traditë por është shkollë e vjetër dhe normal nuk i ka të gjitha kushtet që duhet. Ne biseduam gjatë edhe me drejtorin për të parë ndonjë mundësi që ta kthejmë shkollën në dy ndërrime dhe të kemi një orar më të zgjatur”.
Bytyqi ka thënë që ministria e Arsimit do të ndihmojë në ndërtimin e shkollës së re.
“Shkollën e re që ka filluar të ndërtohet ne do t’i përkrahim nëse bëhet ndonjë zgjidhje për t’i bartur nxënësit ne si ministri jemi të gatshëm t’i ndihmojnë”.
“Ne e kemi bërë me kohë shpërndarjen e teksteve me kohë dhe ne jemi të gatshëm t’i kompensojmë nëse ka mungesë të librave”.