• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Katër shtatzëna me koronavirus po trajtohen në QKUK

23/02/2021 - 08:30:11
Katër shtatzëna me koronavirus po trajtohen në QKUK

Në repartin COVID në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar katër shtatzëna, ka njoftuar drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli=.

Ai ka thënë se gjendja e tyre shëndetësore është stabile, me dy prej tyre që pritet së shpejti të kryejnë lindjen pasi janë në javët e fundit të shtatzënisë.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
188
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Ismajli ka thënë se nga janari i vitit 2021, deri tash në këtë repart të dedikuar për COVID janë trajtuar 21 shtatzëna.

“Momentalisht në repartin e dedikuar për COVID për shtatzëna, janë të hospitalizuara katër paciente. Dy janë në javën e 37-të apo 38-të të shtatzënisë, kurse dy janë shtatzëni të hershme, njëra në javën e 22-të dhe njëra në javën e 29-të. Këto dy shtatzëna që janë në javën e 37-të njëra pritet, meqenëse lindjen e mëparshme e ka me prerje cezariane, që brenda javës të kryejë lindjen.”

“Kurse tjera është në shtatzëninë e dytë dhe me lindje normale. Gjendja e pacienteve është stabile. Në vitin 2020 i kemi pasur gjithsej 103 paciente (me COVID) që kanë kërkuar trajtim në klinikën tonë, 47 kanë përfunduar me lindje, kurse të tjerat kanë qenë shtatzëni të cilat pas trajtimit dhe mjekimit janë lëshuar për shtëpi. Kurse në vitin 2021 i kemi 21 shtatzëna (me COVID), një lindje me prerje cezariane”, ka thënë Ismajli për KP.

Meqenëse ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja të të prekurve me COVID-19, Ismajli ka deklaruar se institucionet kanë bërë një lirim të parakohshëm të masave anti-COVID dhe kjo tash po reflekton në rritje të shifrave.

“Rritja e numrit të përgjithshëm të të infektuarve me COVID reflektohet edhe tek shtatzënat. Ne në dy-tri javët e fundit kemi pasur vetëm nga një paciente të hospitalizuar, por me rritjen e numrit ditëve të fundit po shihet se nuk janë respektuar masat aq sa duhet, fushata elektorale dhe mosrespektimi i masave, mosmbajtja e distancës, mendoj se është bërë e parakohshme një lirim i tillë dhe kjo po na reflektohet edhe në numrin e shtuar të të infektuarve me COVID. Ne i kemi diku 20 shtretër dhe jemi të përgatitur për të pranuar paciente dhe për t’i përfunduar lindjet”, ka thënë ai.

Meqenëse virusi ka prekur një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë, aktualisht në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike nuk ka të infektuar, por vetëm 1 specialiste dhe 3 infermiere janë në vetizolim për shkak të kontakteve me persona të infektuar me COVID-19.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ismajli tutje ka folur për lindjet e realizuara në këtë klinikë më 2020. Ai ka thënë se për shkak të pandemisë në këtë klinikë vitin që shkoi janë kryer rreth 700 lindje më pak.

“Në vitin 2020 kemi pasur rreth 8 mijë e 800 lindje, 3 mijë e 120 janë kryer me prerje cezariane, kurse pjesa tjerë janë kryer me lindje normale. Vërehet një rënie diku kemi pasur 600-700 lindje më pak mirëpo kemi pasur parasysh se për shkak të volumit të madh, një numër i madh i pacienteve disa që kanë pasur sigurime shëndetësore, lindje kanë kryer në spitale private, por edhe disa lindje janë ndalur në spitale”, theksoi ai.

Nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 22 shkurt 2021, në Kosovë janë regjistruar mbi 66 mijë e 600 raste me COVID-19, prej tyre 1,575 pacientë kanë vdekur. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6706

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
188
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
150
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
203
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
41
Next Post
Arrestohen dy persona për prostitucion në një motel në Mitrovicë

Arrestohen dy persona për prostitucion në një motel në Mitrovicë

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi