Rasim Selmanaj ish-deputet i AAK-së ka dhënë dorëheqje nga subjekti pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Gazeta Express.
Ai ka thënë se është i zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kur është pyetur për arsyet e dorëheqjes.
“Është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje nga strukturat e AAK-së, ky më shumë është një reflektim dhe zhgënjim me rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit”, ka thënë Selmanaj për Ballkani.info.
Ai tutje ka thënë se të gjitha arsyet i ka dhënë në kryesi të AAK-së.
Partia e Ramush Haradinaj nga rezultatet e deritashme del se ka marrë 7,43% të votave.
Në këtë përqindje nuk janë përfshirë votat me postë dhe ato me kusht