• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

06/06/2022 - 14:16:04
Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë tashmë janë publikuar, por rezultatet përfundimtare dhe certifikimi i tyre mund të marrë të paktën edhe dy javë.

Zyrtarisht, askush nuk jep datë të saktë, por bazuar në praktikat e deritanishme, procedurat nuk mund të përfundojnë në afat të shpejtë.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, janë dashur 52 ditë që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Por, në vitin 2017, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, janë shpallur 18 ditë pas mbajtjes së tyre.

Edhe në ato zgjedhje kishte rinumërim të më se 500 kutive të votimit, por votat me postë nga diaspora, kanë qenë në numër shumëfish më të ulët, krahasuar me zgjedhjet e këtij viti.

Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte shpallur rezultatet përfundimtare më shpejt se në zgjedhjet e vitit 2019.

KQZ-ja në këtë vit kishte shpallur rezultatet 16 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Aktualisht, me votat e numëruara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind të votave, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Më shumë se 830 mijë persona kanë marr pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pse zgjat kaq shumë procesi?

Pas mbylljes së qendrave të votimit, komisionerët në vendvotime numërojnë votat për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Më pas, i tërë materiali zgjedhor dërgohet në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), ku verifikohen të dhënat e dërguara nga qendrat e votimit.

Në rast se ka mospërputhje në rezultatet e formularëve me votat në kuti ose ka dyshime për parregullsi, atëherë materialet vendosen në karantinë dhe më pas nis procesi i verifikimit.

Këto janë procedura që marrin kohë. Zyrtarët kanë konfirmuar se nga zgjedhjet e 14 shkurtit, në karantinë janë vendosur 101 kuti votimi.

Pas sqarimit të paqartësive eventuale, atëherë nis procesi i verifikimit dhe numërimit të votave me kusht dhe të atyre të ardhura me postë nga diaspora. Edhe ky proces merr disa ditë kohë.

Procesi zgjat pasi pas çdo vendimi, secila palë ka të drejtë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e më pas edhe në Gjykatën Supreme.

Por, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Deksu, tha për REL se aktualisht në këtë institucion të pavarur është vetëm një ankesë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Plagosi me thikë kunatin, arrestohet pas dy ditësh 27 vjeçari në Tiranë

Plagosi me thikë kunatin, arrestohet pas dy ditësh 27 vjeçari në Tiranë

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi