• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Basha takon komisioneren e BE-së: Në qeveri do përmbushim kushtet për hapjen e negociatave

20/02/2021 - 14:00:42
Basha takon komisioneren e BE-së: Në qeveri do përmbushim kushtet për hapjen e negociatave
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, priti sot Komisioneren e Punëve të Brendshme në BE, Ylva Johansson, e cila ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Pas takimit, Basha tha se e ka njoftuar komsioneren Johansson me planin e demokratëve për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lexo më shumë

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
0
Kjo është gjendja e fëmija e që u godit nga vetura në Pejë

Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës

June 16, 2025
0

“E njoha atë me planin tonë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë dy pengesat kryesore se pse Shqipëria ka ngecur në vendnumëro sa i përket anëtarësimit në proceset e hapjes së negociatave. Në veçanti e njoha me planin tonë anti-mafia dhe vullnetin politik për ta zbatuar atë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me komisionerin për punët e brendshme të Bashkimit Europian kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm vizat për qytetarët shqiptarë. Dhe kujtuam se si bashkëpunimi i atëhershëm, pra kushtet që çuan tek reformat dhe reformat që çuan tek të mirat që gëzojnë sot shqiptarët, pasaportat biometrike, kartat e identitetit, digjitalizimi i sistemit kufitar, sollën diçka të paimagjinueshme para 11 viteve, që shqiptarët lëvizin pa viza në Bashkimin Europian”.

Po ashtu, Basha e njoftoi komisioneren me angazhimin e tij dhe të Partisë Demokratike, nëse do të jetë në qeveri, për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Kryedemokrati tha se plani i opozitës do të mundësojë, krahas negociatave me BE-në, edhe hapjen e vendeve të reja të punës në mënyrë që të rinjtë dhe të rejat shqiptare mos të detyrohen të kërkojnë shpresë në rrugën e emigrimit, por të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit dhe vullneti im politik që ta drejtojë atë qeveri drejt përmbushjes së kushteve për të hapur negociatat në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të përfitojnë të tjera të mira materiale dhe jo materiale që do të vijnë nga procesi i integrimit europian të vendit. Angazhimi për t’i përmbushur këto kushte do të sjell një përmirësim real në jetën e shqiptarëve. Do të sjell një përmirësim real në kuptimin e financimeve që do të përfitojnë fermerët shqiptarë, biznesi i vogël dhe i mesëm, në kuptimin e financimeve që do të përfitojë rinia shqiptare, universitetet, në kuptimin e klimës së biznesit që do të përmirësohet dhe besimit që do të kenë investitorët europian që t’i hapin këto vende pune këtu në Shqipëri, me paga dinjitoze të niveleve të larta do të thoja sot pothuajse jo ekzistuese në Shqipëri. Dhe kjo në vetvete çfarë do të krijonte, premisat që ne të ndalim plagën e emigracionit masiv dhe rinia shqiptare të gëzojë edhe atë që kemi arritur para 10 vitesh, lëvizjen e lirë në Europë, por edhe mundësinë që të punësohet me paga dinjitoze në vendin e vet”./

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
Bota

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
0
Kjo është gjendja e fëmija e që u godit nga vetura në Pejë
Lajme

Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës

June 16, 2025
0
Sulmohet një grua nga Kosova duke ia djegëur veturën në Leposaviq
Lajme

Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin

June 16, 2025
0
Arrestohet hajni në Prishtinë
Lajme

Arrestohet hajni në Prishtinë

June 16, 2025
0
Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain
Lajme

Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain

June 16, 2025
0
Izraelit e vret shefin e inteligjencës  iraniane
Lajme

Izraelit e vret shefin e inteligjencës iraniane

June 16, 2025
3
Next Post
Rezultatet nga mbi 2000 mostra të testuara për COVID-19

Rezultatet nga mbi 2000 mostra të testuara për COVID-19

Më të fundit

  • Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
  • Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës
  • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi