Tri raste të falsifikimit të parasë u denoncuan për 24 orë në Policinë e Kosovës,
mëson nga burimet brenda policisë, se në tri rastet janë hasur kartëmonedha nga 500 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti i parë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një menaxher i një lokali ka raportuar se dy kartëmonedha nga 500 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara janë përdorur për të bërë pagesën e produkteve nga një person.
Derisa rasti tjetër ka ndodhur në Skenderaj, ku zyrtarja e një banke ka raportuar se gjatë pranimit të parave ka hasur në një kartëmonedhë, po ashtu prej 500 eurosh.
Kurse në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, një punëtore e një lokali ka raportuar në Polici, se një person i dyshuar ka bërë pagesën e gjësendeve me 500 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.