Shkruan Milaim Zeka
Pse pikerisht tani dosja kunder Rexhep Selimit?!Pse po vazhdon loja e Baton Haxhiut pikerisht tani ne Tirane?
Publikimi i dosjes te Rexhep Selimit, te cilen e posedoj rrafsh qe 15 vjet, nuk eshte rastesi e pa llogaritur e Baton Haxhiut. Ai, ne opinionin publik shqipetar, dihet se punon me porosi, dhe me kalkulime ekonomike.
E para, kjo qe ka ndodhur, eshte kunder çdo etike ne raport me nje te akuzuar per krime te luftes, te cilin tani nje gazetar shqiptar po mundohet me e demtu edhe me shume. E pritshme kjo nga gazetaret serbe, kurse ne fakt rroli i Batonit duhet te ishte i kunderti: ai duhet te ishte ne anen e te akuzuarit, e jo te organit te akuzes.
Edhe me heret, Batoni, duke zbatuar urdherat e te tjereve, kishte nderhyre ne çeshtje te Tribunalit te Hages, ku bashke me Astrit Haraçine dhe Bajrush Morinen, kishin zbuluar emrin e deshmitarit te mbrojtur, ish oficer, me banim ne Suedi. Perndryshe ai person njihet per mbrotjen heroike te Loxhes, ku forcat serbe pesuan humbje te medha. Per kete Batoni edhe eshte denuar nga Tribunali i Hages.
Tentimi i dyte, me porosi te Hashmit dhe Kadrise, per ta goditur Rexhep Selimin, erdhi ne momentin kur Batoni filloi me perdor Imer Imerin, vellain e te ndjerit Haki Imeri, i cili u vra pas luftes si aktivist i LDK-se. Vlen ta permendim ketu se ne mesin e shume vrasjeve, ndodhen edhe rrahje barbare, pa asnje arsye, siç eshte rasti me ish profesorin tim te gjuhe-letersise nga Arllati, Sinan Gashin, apo profesorin tjeter nga Polaci, Ismet Veliqi apo Sejdi Koci, e plot te tjere. Nuk maltretoheshin njerezit pse kishin qene struktura te Serbise, por pse ishin ne struktura te LDK-se.
Baton Haxhiu me skenar te Hashim Thaçit, e mori Imer Imerin, e ulen ne studio, edhe filluan ta godasin rende Shqipe Selimin, gruan e Rexhes, e cila kishte ardhur ne lufte nga Gjermania, me krejte familjen e saj. ‘Na ka rrehe me thuper ne burgun e Cahanit’ – thoshte Imer Imeri nga studio e Batonit. ‘Nuk di a ka qene thuper, apo shtage’ – vazhdonte rrenen e pergatitur edhe me tutje…!
Fill pas ketij filmi pa ngjyra, si deputet, por edhe si publicist, dola ne mbrojtje publike te familjes Selimi, duke e argumentuar se kjo ishte nje veper e ndyre e Batonit, me porosi te shefave te tij. Pas ketij reagimi, rradha me erdhi edhe mu, ku e nxiten Imer Imerin te thoshte “qe UDB-ja me kishte nxjerrë jashtë Kosove”, e te tjera intriga te ketij lloji, totalisht te rrejshme e pa asnje mbulese. Ne kete gjullurdi ‘deklaratash gojore dhe betimeve me 40 pleqnare’ si zakonisht, edhe kunder meje, edhe kunder Rexhes, e leshuan edhe nje ushtar rezerve, Ramiz Lladrovcin, i cili ka ditur gjithmone te rreshtohet afer te forteve, ne menyre qe te mos dalin ne drite aferat e medha te parave te fondit “Vendlindja Therret”!
Por lind pyetja: Ku eshte baza e konfliktit ne mes Baton Haxhiut dhe Rexhep Selimit? Pse eshte kaq i zellshem Batoni kunder Rexhes dhe familjes se tij?
Konflikti daton qe nga viti 1998. Batoni kishte shkuar ne Drenice ( me porosi te kujt ende nuk ka dale ne publik) dhe e kishte lutur grupin e Sandokanit qe “t’i dorezonin armet”, sepse: ‘me 13 pushke nuk luftohet Serbia”! Ne ate kohe, shoku me i ngushte i Rexhep Selimit, Sandokani, kishte nxjerre nje shperblim prej 1000 markave kush e zinte te gjalle Baton Haxhiun”! Kete nuk e ka harru, dhe nuk e ka fal kurre Batoni.
Konflikti i Rexhes me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, nga ana tjeter, ka shku vazhdimisht ne rritje. Hashimi dhe Kadria e kane akuzuar Rexhep Selimin se bashkepunon me policin famëkeq, Fadil Syleviqin, nderkohe qe ky i fundit ka qene këshilltari, informatori dhe bashkepunetori me i afert i dyshes Thaçi-Veseli.
Riaktualizimi i ketyre dosjeve pikerisht tani i ka disa qellime: E para, me ba sa me shume mjegull, sepse ‘ujku mjegull do’. E dyta, me i dhene nje mesazh te rrejshem ne shoqeri ‘ kqyrini kriminelat’ E treta, me u godite Albin Kurti, duke i thene “ja, gruan e vrasesit te Xhemajl Mustafes e bëre deputete’. E katerta, me ba nje lufte speciale te te gjitha dimenzioneve te mundeshme brenda shqiptareve. Shkurt, me e bo lluge.
Per informacion te Batonit, dosje si kjo, dhe shume te tjera si keto, personalisht i kam qe 15 vite, dhe Batoni e di se e kemi diskutuar ceshtjen e vertetesise se tyre. Kam rreth 1200 dosje te tilla. Ne ato dosje eshte i hetuar edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli, edhe Elmi Reçica, edhe Xhavit Haliti, edhe Behgjet Pacolli.
Aq sa une kam informacion, dhe besoj se deri me sot krejt informatat i kam pat te sakta, dosjet e UNMK-ut dhe Eulexit po studiohen me te njejtat rezerva sikurse edhe ato te Serbise, pasiqe informacionet kane ardhur nga kundeshtar politik, me motive politike, dhe jo nga burime reale te faktuara. Njejte edhe per dosjen e Xhemajl Mustafes, ku Rexha s’ka lidhje me ate pune. Madje sipas deshmitareve, ai ka kajt ne zo kur e ka marre vesh lajmin per vrasjen e Mustafes. Per kete eshte i njoftuar edhe djali i Xhemajlit, Besart Mustafa.
Ajo qe per fund ngre nje tjeter dileme eshte fakti se gazeta e Batonit eshte e regjistruar ne Tirane, dhe ekspert te drejtesise kane pohuar se me kete, Batoni nuk preket nga drejtesia kosovare. Ama ai harron se per ceshtje te interesit kombetar, vlen ligji internacional mes dy shteteve.
Ia pafsh hajrin Baton!