Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, mirëpo së fundmi ajo është ‘akuzuar’ nga fansat se ka ndihmuar në përhapjen e virusit me koncertin që mbajti me rastin e pavarësisë së Kosovës, shkruan TelegramiSot.
Në videon që këngatërja publikoi dalloheshin qindara qytetarë që festonin dhe kërcenin nën ritmet e këngëve patriotike që ajo këndonte, duke thyer çdo rregull të pandemisë që po e vuan i gjithë rruzulli tokësor.
Menjëherë pas këtij publikimi ajo ka pranuar qindra komente, ku kritikohej për përhapjen e virusit dhe se ajo nuk ka marrë parasysh aspak pasojat e këtij tubimi njerëzish.
Fifi sot iu përgjigj kritikave me disa video në Instastory, ku sipas saj ajo ka sakrifikuar duke rrezikuar veten në mes të gjithë atyre individëve pa maska që përqafoheshin e festonin Pavarësinë.
“Mos prekni aty ku nuk duhet, se jam 11 muaj pa punë, unë dhe të gjithë artistët e tjerë”, u është drejtuar Fifi ndjekësve të saj