Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e Fatmir (Adem) Muriqit, i cili kërkohet për veprat penale “Shpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me anë të një njoftimi thotë se bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
“Personi i kërkuar është Fatmir (Adem) MURIQI i lindur me 08.09. 1974 në Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Shpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar ”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi/














