Kosova është vendi i fundit i Ballkanit që nuk ka arritur të sigurojë vaksinën kundër COVID-19.
COVAX në listën e saj të shpërndarjes, Kosovës ia ka alokuar 100 mijë e 800 doza, të cilat priten të dorëzohen më së largu në fund të muajit shkurt.
Edhe Shqipëria ka filluar fushatën e imunizimit në këtë fillim viti, teksa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do ta nisë së shpejti pasi që Serbia ka dhuruar kontingjente vaksinash për shtetet fqinje së fundmi.
Derisa Serbia këtë e ka nisur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Kurse Ministria e Shëndetësisë tregon se nga kompania Phizer& BioNtech nuk kanë ndonjë konfirmim të ri rreth vaksinave të negociuara, por që rruga më e lehtë për furnizim po del të jetë mekanizimi COVAX.
“UNICEF ka bërë të ditur se këtyre ditëve shtetet përfituese nga COVAX do të marrin informata nga COVAX në lidhje me hapat e ardhshëm dhe kornizën kohore të alokimit te vaksinës”, deklaruan nga MSH.
Edhe shoqata për mbrojtjen e pacientëve në Kosovë është kritike ndaj autoriteteve përkatëse sa i përket vonesës së vaksinës, derisa shton se po mungon transparenca e institucioneve në këtë proces.