Policia ka arrestuar një person në fshatin Baimofc të Obiliqit, i cili dyshohet për dhunë në familje.
mëson se i dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila më pas ka marrë trajtim mjekësor në spital.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se pothuajse çdo ditë raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima qoftë të bashkëshortëve apo edhe të familjarëve të tjerë janë femrat.