Kanadidati për deputet nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku tha se rezultati i partisë së tij në këto zgjedhje ishte më i rëndi në histori, dhe ky është një mesazh për reflektim.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren.
Ai tha se rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë, LDK’ja ka për ta gjetur.
“Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falenderojë sërish, për të tretën herë rradhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne. Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë”, tha Abdixhiku.
Ai madje tha se ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë.
“Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë. Të njëqind mijë votuesve tanë ju faleminderit. Fituesve të zgjedhjeve urime. Kosovës gëzuar ditëlindjen.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Kujtojmë se LDK’ja në këto zgjedhje pati një rënie të thellë, ku vetëm 13.08 përqind e qytetarëve votuan për