Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me anëtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe në Gllogjan, në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas homazheve Haradinaj para medieve tha se Kosova deri këtu ka pasur suksese e sfida.
Ai ka ripërsëritur idenë e tij për bashkim me Shqipërinë.
“I bashkohem nderimit për të rënët për liri. Kosova ka pas deri këtu sukseset dhe sfidat e veta. Jam i bindur që Kosova do të ecë përpara në rrugën e vet të zhvillimit, integrimeve euroatlantike dhe bashkimit me Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj para mediave.
Ai ka uruar gjithë qytetarët me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë.













